Koreja e Veriut kryen një tjetër provë nënujore me dron bërthamor

Azia

Koreja e Veriut kryen një tjetër provë nënujore me dron bërthamor

Më: 8 prill 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë të një droni sulmues nënujor me aftësi bërthamore, raportoi mediumi i saj shtetëror të shtunën, demonstrimi i fundit i aftësive të saj ushtarake derisa përballet me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Koreja e Veriut testoi një armë nënujore pa pilot me aftësi bërthamore të quajtur “Haeil-2” nga 4 deri më 7 prill, raportoi mediumi shtetëror, më shumë se një javë pasi zbuloi një dron të ri nënujor të quajtur “Haeil-1”, që përkthehet si cunami.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se gjatë testimit të sistemit të armëve strategjike nënujore, droni përshkoi 1000 km për 71 orë e 6 minuta dhe goditi me sukses një objektiv të simuluar, shkruan Reuters.

“Testi vërtetoi në mënyrë të përsosur besueshmërinë e sistemit të armëve strategjike nënujor dhe aftësinë e tij të sulmit fatal”, tha KCNA.

Koreja e Veriut ka testuar rregullisht armë të ndryshme për muaj të tërë dhe ka rritur aktivitetin e saj javët e fundit në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake ShBA-Kore e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat