Stuhia e rërës në Kinë prek rreth 409 milionë njerëz

Azia

Stuhia e rërës në Kinë prek rreth 409 milionë njerëz

Më: 11 prill 2023 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Rreth 409 milionë njerëz janë prekur nga stuhia e rërës që përfshiu një sipërfaqe prej 2.29 milionë kilometra katrorë në Kinë.

Pas pjesës jugore të Mongolisë, stuhia e rërës preku Pekinin, kryeqytetin e Kinës, dhe rajone të tjera veriore, përfshirë provincat e Mongolisë së Brendshme, Heilongjiang dhe Xinjiang, njoftoi Administrata Kombëtare e Pyjeve të Kinës.

Stuhia e rërës thuhet se ka prekur 15 provinca dhe një popullsi prej 409 milionë banorësh që nga mëngjesi i së martës, shkruan Anadolu.

Qendra Kombëtare Meteorologjike (NMC) lëshoi “paralajmërim të kaltër” të stuhisë së rërës të hënën pasi veriu i Kinës u godit nga të paktën tetë stuhi rëre që nga janari.

Shërbimet meteorologjike njoftuan se stuhia e rërës u shkaktua nga erërat e forta, të shkaktuara nga një ciklon i lokalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat