Pekini “pushtohet” nga stuhia e rërës

Azia

Pekini “pushtohet” nga stuhia e rërës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 14:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një stuhi rëre përfshiu Pekinin dhe zona të tjera të Kinës, duke e çuar ndotjen e ajrit në nivele të rrezikshme të hënën dhe të martën dhe duke prekur rreth 409 milionë njerëz.

Indeksi i ndotjes së ajrit në Pekin u rrit në mbrëmje mbi kufirin e sipërm në 1 300, një shkallë në të cilën nivelet prej 150 konsiderohen tashmë të pashëndetshme.

“Stuhia e rërës shpërtheu në Mongolinë Jugore dhe goditi rajone të tjera veriore së bashku me Pekinin, duke përfshirë Mongolinë e Brendshme, Heilongjiang dhe Xinjiang”, tha ministria.

Në total, stuhia preku një sipërfaqe prej 2,29 milionë kilometrash katrorë.

Deri më tani këtë vit, qendra e motit raportoi se Kina Veriore ka përjetuar më shumë stuhi rëre në 10 vitet e fundit.

Me përqendrime jashtëzakonisht të larta të pluhurit të imët PM10, indeksi i ajrit në Pekin ishte ende rreth 900 mëngjesin e sotëm, ndërsa një re pluhuri u vendos mbi kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat