Pamje dramatike, ja momenti kur peshkaqeni kafshon një turiste në Maldive - e lë me pasoja të mëdha

Azia

Pamje dramatike, ja momenti kur peshkaqeni kafshon një turiste në Maldive - e lë me pasoja të mëdha

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:20
Turistja në Maldive

Ky është momenti tronditës kur një peshkaqen gati 100 kilogram kafshoi një zhytëse në Maldive, duke e lënë atë me një plagë prej 15 centimetrave në trup.

Carmen Canovas Cervello, 30 vjeçe, po zhytej në Vaavu Atoll në vendin magjepsës ishullor me një mik kur peshkaqeni 2.4 metra i gjatë e kafshoi në pjesën e krahut të saj.

Pamjet dramatike tregojnë krijesën që notonte rreth turistes së veshur me bikini para se të kthehet papritur dhe ta sulmojë.

Çuditërisht, gruaja vendosi të hidhej përsëri në det për një zhytje të dytë menjëherë pasi pastroi plagën që i la peshkaqeni.

Cervello dhe shoku i saj, Ibrahim Shafeeg, 37-vjeçar, një fotograf nënujor që kapi pamjet tronditëse, kishin notuar lirshëm me një grup peshkaqenësh për më shumë se 45 minuta para se të ndodhte fatkeqësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat