13 muzikantë të bandës vdesin në aksidentin ‘horror’ të autobusit në Indi

Azia

13 muzikantë të bandës vdesin në aksidentin ‘horror’ të autobusit në Indi

Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:18
Foto nga aksidenti

Punonjës të ndihmës nxirrnin sot të plagosurit nga rrënoja e një autobusi të përplasur në një aksident të tmerrshëm pranë Mumbai, në perëndim të Indisë.

Trembëdhjetë njerëz u vranë dhe 29 janë plagosur kur autobusi me anëtarë të një trupe muzikore doli nga autostrada dhe ra në humnerë teksa kthehej drejt Mumbai nga qyteti i Pune, ku kishin luajtur muzikantët, tha përfaqësuesi i policisë Atul Zende.

Shkaku i aksidentit pranë qytezës së Khopoli në shtetin indian të Maharashtra, ende nuk dihet.

Shumica e viktimave ishin anëtarë të trupës muzikore nga Mumbai, tha Zende duke shtuar se të plagosurit po dërgoheshin në spital.

Në imazhe një masë bagazhesh shihej në anë të autobusit të rrëzuar.

Janë disa aksidente të raportuara në Indi vitet e fundit prej rrugeve të pamirëmbajtura dhe automjeteve të vjetëruara. Rreth 100 000 njerëz humbin jetën çdo vit në rrugët e Indisë, sipas statistikave shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat