Palët në konflikt mbështesin armëpushimin e përkohshëm në Sudan

Azia

Palët në konflikt mbështesin armëpushimin e përkohshëm në Sudan

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Të dy palët në konfliktin në Sudan kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në mënyrë që të zgjidhen rastet urgjente humanitare.

Përfaqësuesit nga Forcat e Armatosura Sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë rënë dakord me propozimin e Kombeve të Bashkuara për të ndërprerë luftimet, raporton bbc.

Gjenerali Abdel Fattah Al-Burhan i Forcave të Armatosura sudaneze dhe gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë e kanë mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa përshëndeti marrëveshjen, përfaqësuesi i OKB-së në Sudan, Volker Perthes tha se ata do të jenë garant se do të respektohet armëpushimi i përkohshëm.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit të paktën 56 njerëz janë vrarë dhe afro 600 persona u plagosen vetëm në kryeqytet, Khartoum.

Ndryshe, ushtria sudaneze është besnike ndaj komandantit ushtarak, i cili është bërë sundimtari “de facto” i Sudanit, gjeneral Abdel Fattah Al-Burhan, ndërsa RSF, një njësi paraushtarake, drejtohet nga një udhëheqës i njohur si ‘Hemedti’, emri zyrtar i të cilit është gjenerali, Muhamed Hassan Dagalo.

Këto janë dy forcat kryesore ushtarake që kanë drejtuar vendin që nga revolucioni i vitit 2019 që rrëzoi nga pushteti Omar al-Bashir.

Ata nuk po arrijnë dakord për drejtimin në të cilin po shkonte vendi dhe për lëvizjen e propozuar drejt sundimit civil.

Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes është se si do të inkorporohen 100 mijë trupa të RSF-së në ushtri dhe se kush do të drejtonte më pas forcën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat