Një gjahtar në Kinë ngatërroi një njeri me një lepur – e qëlloi me pushkë ajrore dhe e vrau

Azia

Një gjahtar në Kinë ngatërroi një njeri me një lepur – e qëlloi me pushkë ajrore dhe e vrau

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Një kinez ka vdekur pasi u qëllua nga një gjahtar, i cili me sa duket e ngatërroi me lepur, thotë policia.

Katër burra janë arrestuar për vdekjen e Wang Moujin, i cili u mbyt në një kanal pasi u qëllua në kokë me një pistoletë ajrore, shkruajnë mediat e huaja.

Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje, kur të katër ata shkuan për gjueti në qytetin Shaxi, provincën Jiangxi.

Policia nga rrethi Xinzhou tha se një nga burrat kishte hapur zjarr pasi kishte parë lëvizje në bar pranë një hendeku, ku Wang u raportua se ishte duke peshkuar.

Autoritetet u thirrën më pas në vendngjarje dhe arrestuan katër burrat.

Kina ka disa nga ligjet më të rrepta të armëve në botë, të cilat mund të zbatohen edhe për armët kopje ose lodra.

Ndërsa lëshohen lejet e gjuetisë, zotërimi i armëve në Kinë është kryesisht i kufizuar tek ushtria, forcat e rendit dhe personeli i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat