Autoritetet tajlandeze paralajmërojnë për nxehtësi ekstreme – Bangkok deri në 54 gradë Celsius

Azia

Autoritetet tajlandeze paralajmërojnë për nxehtësi ekstreme – Bangkok deri në 54 gradë Celsius

Më: 22 prill 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Autoritetet tajlandeze kanë paralajmëruar banorët të qyteteve të mëdha, përfshirë kryeqytetin Bangkok, që të shmangin daljen jashtë për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Pjesë të Azisë po raportojnë nxehtësi ekstreme këtë muaj, ku temperatura rekorde janë regjistruar në disa vende. Në Bangladesh dhe pjesë të Indisë, temperaturat e larta po rritin kërkesën për energji, duke shkaktuar ndërprerje dhe mungesë të energjisë elektrike për miliona njerëz.

Në distriktin Bagna të Bangkok, temperatura arriti në 42 gradë Celsius (100 Fahrenheit), ndërsa indeksi i nxehtësisë – i cili përfshin lagështinë relative dhe mat ndikueshmërinë e temperaturës – arriti një rekord prej 54 C (129 F), sipas departamentit meteorologjik.

Autoritetet paralajmëruan banorët që të shmangin aktivitetet në natyrë dhe të jenë të kujdesshëm ndaj rrezikut të goditjes nga nxehtësia, raporton reuters.

Reklama

Departamenti i parandalimit dhe zbutjes së fatkeqësive në Tajlandë tha se temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius në të paktën 28 provinca të shtunën.

Nxehtësia ekstreme e fundit ka thyer rekordet e konsumit të energjisë elektrike, me vendin që konsumoi më shumë se 39 mijë megavat më 6 prill, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 32 mijë megavat në prill të vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat