Pesë persona goditen nga një veturë në Jerusalem, policia në kërkim të sulmuesit – publikohen pamjet rrëqethëse

Azia

Pesë persona goditen nga një veturë në Jerusalem, policia në kërkim të sulmuesit – publikohen pamjet rrëqethëse

Më: 24 prill 2023 Në ora: 18:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Pesë persona u lënduan nga një sulm – pra përplasje me veturë që ndodhi në një prej rrugëve më të frekuentuara në Jerusalem.

Organet e sigurisë besojnë se ishte sulm terrorist. Sulmuesi, një banor i një lagje fqinje palestineze – Beit, Safafa që është i njohur për policinë.

Pamjet nga vendi ku ndodhi aksident, tregon se ishte sulm terrorist”, tha një burim brenda policisë izraelite.

Ekipet emergjente të shpëtimit kanë dërguar pesë persona të lënduar në spital, e dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Komandanti i policisë në Jerusalem ka mbajtur një konferencë për media në vendin ku ka ndodhur sulmi, dhe kërkoi nga hetuesit që ta hetojnë me kujdes rastin.

Bëhet fjalë për Doron Turgerman i cili tha se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi që i goditi është larguar nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat