Vrau 6 persona, kapet “elefanti vrasës” në Indi

Azia

Vrau 6 persona, kapet “elefanti vrasës” në Indi

Më: 1 maj 2023 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Autoritet indiane kanë njoftuar se kanë kapur një elefant të egër që vrau të paktën 6 persona, sipas raporteve të mediave lokale.

Elefanti mashkull, i quajtur Arikomban (gjuetar orizi), ishte i njohur për bastisjen e dyqaneve të orizit dhe drithërave në shtetin jugor të Kerala.

“Të shtunën, një ekip prej 150 zyrtarësh e kapën elefantin pas pesë të shtënave me qetësues, raportoi gazeta Indian Express.”.

Pasi u kap, ai u pajis me një GPS dhe u dërgua në një vend të shenjtë për kafshë të egra.

Kjo nuk ishte hera e parë që zyrtarët ishin përpjekur të kapnin elefantin I cili besohet të jetë rreth 30 vjeç.

Në vitin 2017, Arikomban u godit me qetësues, por, arriti të shpëtonte.

Ndërkaq ambientalistët fajësojnë zgjerimin e vendbanimeve njerëzore rreth pyjeve për rritjen e konflikteve njeri-kafshë në disa pjesë të Indisë.

Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2017, India ka rreth 30.000 elefantë të egër, rreth 60% e popullsisë në kontintentin aziatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat