Vietnami regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 44.1 gradë

Azia

Vietnami regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 44.1 gradë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Vietnami ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë, pak më shumë se 44 gradë Celzius- me ekspertët që parashikojnë se së shpejti do të tejkalohet për shkak të ndryshimeve klimatike.

Rekordi u vendos në provincën veriore të Thanh Hoa, ku zyrtarët paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë brenda në kohërat më të nxehta të ditës.

Edhe vendet e tjera të rajonit kanë përjetuar mot jashtëzakonisht të nxehtë, raporton BBC.

Tajlanda raportoi një rekord të barabartë me 44.6 gradë Celsius në provincën e saj perëndimore Mak.

Ndërkohë mediat e Mianmarit raportuan se një qytet në lindje kishte regjistruar 43.8C, temperatura më e lartë për një dekadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat