Çdo koreano-verior urdhërohet të lexojë dhjetë mijë faqe propagandë për Kim Jong-un

Azia

Çdo koreano-verior urdhërohet të lexojë dhjetë mijë faqe propagandë për Kim Jong-un

Më: 11 maj 2023 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Qytetarët e Koresë së Veriut po detyrohen të lexojnë tetë herë ekuivalentin e Biblës në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e ndikimit të huaj.

Kim Jong-un po përpiqet të kapet pas ndikimit të tij duke i urdhëruar të gjithë të lexojnë dhjetë mijë faqe propagande, të cilat mund të përfshijnë romane, fjalime ose transkripte të takimeve të liderit korean dhe paraardhësit të tij.

Banorëve u është thënë gjithashtu se duhet të mbajnë një ditar leximi që partia ta inspektojë, duke treguar atë që kanë lexuar dhe mendimet e tyre për të, sipas mediave lokale.

Një burim në provincën e Pyongan-it Jugor i tha Radio Free Asia deklaroi se “punëtorët e fabrikës duhet të shkruajnë atë që lexojnë çdo ditë dhe t’ia paraqesin organizatës së partisë në fund të vitit. Të gjithë punëtorët thonë se librat në Korenë e Veriut nuk janë gjë tjetër veçse propagandë se lideri ynë i madh është më i miri, kështu që ne nuk jemi të interesuar t’i lexojmë. Nëse librat do të ishin aq argëtues për t’u lexuar sa filmat e Koresë së Jugut, a nuk do t’i lexonim gjatë gjithë natës”?

Mendohet se shtytja e re e propagandës është një përpjekje për të parandaluar përhapjen e filmave, programeve televizive dhe muzikës koreano-jugore në të gjithë vendin.

Tekstet e tilla propagandistike bëjnë pretendime të tilla se si Kim ishte një fëmijë i mrekullueshëm që mund të drejtonte veturën në moshën tre vjeçare, raporton metro.co.uk.

Është pohuar gjithashtu se Kim kishte një garë të famshme me shefin ekzekutiv të një kompanie të huaj jahtesh. Kim fitoi garën “pavarësisht nga shanset”.

Koreanëve të Veriut madje u tha se Kim Jong-Il, babai i Kim Jong-un, ishte kampion i golfit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat