Përshkallëzohen tensionet/ Një i vdekur dhe 4 të plagosur në kufirin Armeni-Azerbajxhan

Azia

Përshkallëzohen tensionet/ Një i vdekur dhe 4 të plagosur në kufirin Armeni-Azerbajxhan

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmin në kufi, ku mbeti i vrarë një ushtar azerbajxhanas dhe mbetën të plagosur 4 ushtarë armenë, disa ditë përpara fillimi të bisedimeve midis Baku dhe Jerevanit në Bruksel.

“Një ushtarak i forcave të armatosura të Azerbajxhanit u vra pas një sulmi nga forcat armene,” tha ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Nga ana tjetër, Armenia kaaakuzuar Azerbajxhanin për sulm, ku mbetën të plagosur 4 ushtarë të saj. Incidenti vjen pasi liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, pritet të takohen të dielën në Bruksel në një takim të organizuar nga BE.

Takimi pason katër ditë bisedime intensive në fillim të majit në Uashington midis delegacioneve të dy vendeve.

Tensionet, tashmë të larta, u përshkallëzuan më tej kur Baku njoftoi më 23 prill se kishte vendosur një pikë kontrolli në korridorin e Lachin, e vetmja rrugë që lidh Armeninë me enklavën separatiste, e cila është bllokuar prej muajsh duke rezultuar në mungesa dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Azerbajxhani e justifikoi vendosjen e pikës së kontrollit duke thënë se ishte bërë për arsye sigurie, ndërsa Jerevani u bëri thirrje ushtarëve të forcës paqeruajtëse ruse, e cila është vendosur atje që nga fundi i vitit 2020, të ruajnë kontrollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat