Çka mund të blini në Dubai me 34 milionë dollar?

Azia

Çka mund të blini në Dubai me 34 milionë dollar?

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:17
Dubai

Ka shumë gjëra që mund të blini për 34 milionë dollarë. Për shembull, një kështjellë, një mega pallat buzë plazhit, prona madhështore, disa supermakina si Lamborghini ose Rolls-Royce Phantoms.
Në Dubai, mund të blini një copë tokë me rërë.

oka në fjalë është në një parcelë e zbrazët në ishullin luksoz Jumeirah Bay, që së fundmi u shit për më shumë se 34 milionë dollarë.

Toka prej 24,500 metrash katrorë u shit nga Umar Kamani, një sipërmarrës britanik dhe bashkëthemelues i PrettyLittleThing. 

Jumeirah Bay është më ekskluzivja nga gjithë gjërat ekskluzive,” tha për CNN Andrew Cummings nga Knight Frank Dubai, agjencia e pasurive të patundshme që u mor me shitjen. "Është për individët me pasuri shumë të majme që pyesin veten: "Cila është më e mira që mund të marr?"

Ishulli Jumeirah Bay është gjithashtu shtëpia e shumë plazheve me rërë dhe ka një marinë për dhjetëra jahte, restorante të nivelit të lartë, palestra dhe një qendër spa. Ishulli është shumë i vogël dhe konsiderohet ekskluziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat