Trageti filipinas me 120 udhëtarë përfshihet nga zjarri

Azia

Trageti filipinas me 120 udhëtarë përfshihet nga zjarri

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 15:09
Pamje

Trageti filipinas me 120 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit ka marrë flakë në det.

Një anije e rojës bregdetare u vendos për t’i shpëtuar ata që ishin në bord duke u përpjekur t’i shuanin flakët, raporton agjencia AP.

Anija mori flakë në agim, teksa udhëtonte nga provinca Siquijor në provincën Bohol në Filipinet qendrore.

Nuk është bërë e ditur menjëherë se sa njerëz janë shpëtuar nga trageti ose nëse ka pasur viktima.

Asnjë nga 65 pasagjerët dhe 55 anëtarët e ekuipazhit nuk mund të shiheshin në tragetin e djegur bazuar në fotografitë dhe videon e publikuar nga roja bregdetare.

Aksidentet detare janë të zakonshme në arkipelagun e Filipineve për shkak të stuhive të shpeshta, anijeve në gjendje të keqe, mbipopullimit dhe zbatimit të paqartë të rregulloreve të sigurisë, veçanërisht në provincat e largëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat