Një burrë në Zelandën e Re hyri në restorantet kineze dhe sulmoi të ftuarit me sëpatë, arrestohet nga policia

Azia

Një burrë në Zelandën e Re hyri në restorantet kineze dhe sulmoi të ftuarit me sëpatë, arrestohet nga policia

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 17:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër persona u plagosën pasi një burrë që mbante një sëpatë dhe çfarë dukej të ishte një çekiç, sulmoi darkuesit në disa restorante kineze në Auckland, Zelanda e Re.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihen persona duke ikur nga një restorant, pasi një sulmues dyshohet se ka hyrë në objekt në orën 21:00 të hënës dhe ka nisur të sulmojë mysafirët.

Dëshmitarët thanë se burri kishte gjithashtu një numër armësh të tjera, duke përfshirë “diçka që duket si një çekiç”.

Policia njoftoi se në vendngjarje është arrestuar një shtetas kinez, i cili akuzohet për lëndim të rëndë trupor, shkruan BBC.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e sulmuesit apo moshën e tij. Policia thotë se sulmi ka shumë të ngjarë të mos jetë i motivuar racor dhe aktualisht po trajtohet si një incident i izoluar.

Ata shtuan se katër persona kanë mbetur të lënduar dhe se tre prej tyre kanë përfunduar në spital dhe se janë stabile.

Sulmet ndodhën në restorantet Zhangliang Malatang, Yues Dumpling Kitchen dhe Maya Hotpot. Një punonjës tha se incidenti filloi papritur dhe se burri thjesht “hyri brenda, nxori një objekt të ngjashëm me çekiçin dhe sulmoi njerëzit e ulur në tavolinë”.

Një shef kuzhine në një nga restorantet tha se gjithçka dukej “si një zonë lufte”.

“Aty ishte një e re, rreth të 20-ve, me kokë të përgjakur. Ajo qëndroi për pak kohë dhe më pas u rrëzua përtokë”, shtoi ai.

Një dëshmitare tha se sulmuesi iu afrua shoqes së saj nga prapa dhe e goditi me sëpatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat