Shpërthen fikësja e zjarrit në shkollë, vdes 18-vjeçari dhe plagosen 29 persona të tjerë

Azia

Shpërthen fikësja e zjarrit në shkollë, vdes 18-vjeçari dhe plagosen 29 persona të tjerë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 17:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një student 18-vjeçar u vra dhe dhjetëra u plagosën kur një fikëse zjarri shpërtheu gjatë një stërvitje në një shkollë të mesme në Bangkok.

Fikësja e zjarrit shpërtheu gjatë një demonstrimi në shkollën Rajavinit Mathayom, tha për CNN Thiri Sangsang, komisioner i Byrosë së Policisë Metropolitane të qytetit. Shkaku i shpërthimit po hetohet.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bangkok tha se 29 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi, kryesisht me lëndime të lehta. Shtatë mësues në shkollë po merren në pyetje nga policia në lidhje me incidentin, sipas mediave shtetërore.

Zhurma e shpërthimit u dëgjua në ndërtesën pranë qeverisë, ku kryeministri dhe ministrat e Tajlandës kanë zyrat e tyre, raportoi NNT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat