Xi Jinping në alarm, rasti i Wagner mund të përsëritet në Kinë

Azia

Xi Jinping në alarm, rasti i Wagner mund të përsëritet në Kinë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 17:18
Xi Jinping

Bota u trondit këtë fundjavë teksa presidenti rus Vladimir Putin u përball me kërcënimin më të madh për lidershipin e tij që kur ai mori rolin më shumë se 20 vjet më parë, ndërsa forcat mercenare të Wagner u rebeluan dhe kërkonin të sulmonin Moskën. Tirani po përballet me pasojat e sfidës më të madhe ndaj sundimit të tij me grusht të hekurt që kur u ngrit në pushtet pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, fatin e tij duket se do të ketë edhe miku i tij i ngushtë, presidenti i Kinës Xi Jinping. Sipas shumë burimeve, ai është i tmerruar nga një grusht shteti i stilit Wagner në Kinë, dhe ka jo pak arsye pse.

Frika e Kinës

Miles Yu, ish-këshilltar për politikën e Kinës i Mike Pompeos, tha se frika nga një grusht shteti tani do të jetë "shumë reale" për aleatin e Putinit, Xi, pas rebelimit të Wagner. Ai tha se kryengritja ka pasur një "ndikim shumë të menjëhershëm dhe të fortë në Kinë". “Kina po e ndjek situatën  me ankth të madh dhe me shumë kujdes. Ka disa pasoja edhe për Kinën. Gjëja më e rëndësishme është se revolta e Prigozhinit krijoi një alternativë ndaj regjimit shumë jopopullor. Kjo është ajo që CCP, Partia Komuniste Kineze, i trembet më shumë, ‘çarje’ e mundshme e llojit Wagner në sistemin kinez që do të jetë një alternativë ndaj regjimit të Xi Jinping. Kjo është ajo që ata kanë frikë", shtoi Yu për podcastin “China Insider”.Ai tha se ka pakënaqësi në rritje brenda Ushtrisë Çlirimtare Popullore pasi Xi ka spastruar dhjetëra udhëheqës të lartë ushtarakë gjatë viteve.

"Frika nga një grusht shteti është shumë reale për Xi," tha ai. “Nën sundimin 11-vjeçar të Xi-t, ai ka kryer një spastrim masiv brenda Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze. Pothuajse e gjithë udhëheqja ushtarake nën paraardhësin e tij është spastruar. Dhe inati ndaj tij është i pallogaritshëm. Kjo është arsyeja pse ju mund të shihni sa herë që Xi Jinping udhëton, madje edhe brenda Kinës, siguria e tij rivalizon Kim Jong-un ose Gaddafin” shtoi Yu.

Dezertimi masiv

Kjo revoltë e Wagnerit gjithashtu frikoi vërtet udhëheqjen kineze, sepse ajo ka frikë nga dezertimi masiv. "Parandalimi i dezertimit ka qenë një përparësi kryesore gjatë pjesës më të madhe të regjimit që nga vitet 1950. Tani, CCP ka forcuar kontrollin e saj mbi PLA, por nuk përjashtohet mundësia e revoltës”, tha ish-këshilltari. “PLA kineze është absolutisht ushtria e partisë… partia është autoriteti më i lartë komandues. Prandaj është shumë e vështirë që të ndodhë një grusht shteti. Por pikërisht për shkak të besnikërisë së partisë, Xi Jinping tenton të promovojë ata që janë politkisht besnikë ndaj tij, por jo domosdoshmërisht të aftë. Kjo është arsyeja pse pakënaqësia kundër kontrollit të partisë po rritet gjithashtu, është një bilanc shumë delikat”, argumenton Yu.

Në Kinë pati thashetheme për një grusht shteti të stilit të “Game of Thrones”, në shtator të vitit të kaluar. Një mungesë dhjetëditore e Xi Jinping, përpara një takimi kyç të Partisë Komuniste, bënë që të gjithë të kishin dyshime. Po ashtu, pati edhe thashetheme se ai po pastronte Partinë Komuniste  nga këdo që e konsideronte "të pabesë" përpara kongresit.Në qendër të vëmendjes ishte është gjenerali Li Qiaoming, oficeri më i lartë në Ushtrinë Çlirimtare Populore, që është përfolur se mund të zëvendësojë Xi Jinping nëse do të kishte ndonjëherë lëvizje për ta rrëzuar atë.

Shkatërrimi i Rusisë

Rusia dukej sikur ishte në prag të një shkatërrimi të plotë të shtunën, derisa tentativa për grusht shteti u anulua papritur nga Yevgeny Prigozhin, pasi arriti një marrëveshje me Kremlinin.Kaosi shpërtheu në Rusi të shtunën kur komandanti i Wagnerit, mori kontrollin e Rostov-on-Don, përpara se të sulmonte Moskën. Mercenarët e Wagner ishin  vetëm 120 milje larg kryeqytetit  kur hodhën armët dhe u kthyen në bazat e tyre pasi Prigozhin arriti një marrëveshje me Putinin.Komandanti i luftës i urdhëroi njerëzit e tij të tërhiqeshin dhe t'i tregonin botës se po shkonte në Bjellorusi, me ftesë të Lukashenkos. Por zyrtarët perëndimorë besojnë se ky është "kapitulli i parë" i një epoke të re për Rusinë, me spastrime të stilit të Stalinit që priten së shpejti ndërsa Putini përpiqet të forcojë sundimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat