Organizata Pan-Islamike dënon sulmin vrasës të Izraelit në kampin palestinez të Xhenin

Azia

Organizata Pan-Islamike dënon sulmin vrasës të Izraelit në kampin palestinez të Xhenin

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 16:57
Bregu Perëndimor

Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënonte sot në një deklaratë një operacion ushtarak të ushtrisë së Izraelit në qytetin e Xhenin, në zonat e pushtuara të Bregut Perëndimor, ku janë vrarë të paktën 9 njerëz dhe ushtria ka sulmuar zonën e banuar me dronë, avionë dhe autoblinda.

Të paktën 50 palestinezë gjithashtu janë plagosur në sulmet izrealite, tha ministria vendase e shëndetësisë.

Organizata ndërkombëtare islamike tha në deklaratën e saj:

“Ky krim dashakeq është një zgjerim i krimeve dhe i terrorit të organizuar shtetëror që pushtuesit izraelitë kryejnë ndaj popullit palestinez”.

Organizata me bazë në Jeddah të Arabisë Saudite, tha se shteti izraelit është përgjegjës për “pasojat e këtij krimi të rëndë” dhe bëri thirrje për hetime e dhënie llogarie.

Grupi thirri një sesion të Këshillit të Sigurimit të OKB, për të “marrë përgjegjësinë dhe ngritjen e rezolutave, për t’i dhenë fund terrorit shtetëror të Izraelit dhe dhënien e mbrojtjes për popullin palestinez”.

Sipas burimeve izraelite, më shumë se 1,000 trupa ushtarake u përfshinë në operacionin në Xhenin.

Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari tha se operacioni fokusohej në kampin e refugjatëve dhe se ishte “pjesë e një serie veprimesh që ne do të vijojmë të kryejmë”.

Muajt e fundit ushtria izraelite ka kryer rregullisht bastisje në qytetet e Bregut Perëndimor që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 190 palestinezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat