Situata në Jenin pas përfundimit të operacionit nga forcat izraelite

Azia

Situata në Jenin pas përfundimit të operacionit nga forcat izraelite

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:13
Disa prej njerëzve atje janë ndjerë të lumtur që forcat izraelite e kanë ndërprerë operacionin

Izraeli sot e ka mbaruar operacionin e tij në kampin Jenin të Palestinës.

BBC ka shkruar se njerëzit në Jenin sot u zgjuan duke parë rrugët e tyre të mbushura me mbeturina dhe duke parë makina të përfshira nga flakët si pasojë e përleshjeve që u zhvilluan gjatë natës.

Njëri prej banorëve të Jeninit, Mustafa Shita, ka thënë se e gjithë infrastruktura e qytetit është shkatërruar nga operacionet ushtarake.

“Ata shkatërruan infrastrukturën e kampit të refugjatëve Jenin. Unë punoj në fakt në Teatrin e Lirisë, është në mes të kampit të refugjatëve Jenin dhe nuk na lejojnë të jemi aty, na kërcënojnë gjatë gjithë kohës”.

Mustafa tha se mungesa e ushqimit ka qenë një problem, duke shtuar se tregu ka qenë i mbyllur për dy ditët derisa forcat izraelite ishin në Jenin.

Disa prej njerëzve atje janë ndjerë të lumtur që forcat izraelite e kanë ndërprerë operacionin, madje disa e llogarisin edhe si fitore këtë, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat