Përmbytjet në Kinë: Vdesin 15 persona, zhduken katër

Azia

Përmbytjet në Kinë: Vdesin 15 persona, zhduken katër

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Të paktën 15 persona raportohen të vdekur dhe 4 të tjerë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Kinë. Në jugperëndim të vendit në Chongqing, përrenjtë sezonalë goditën zonat malore, pas shirave të rrëmbyeshëm që nga e hëna.

Përmbytjet prekën jetën e 130,000 njerëzve në 19 rrethe dhe qarqe, derisa u dëmtuan mbi 7,500 hektarë të mbjella. Të mërkurën filluan të pastrohen rrugët e bllokuara nga rrëshqitjet e dheut.

Këto përmbytje vijnë pas disa tjerash në pjesë të ndryshme të vendit, derisa dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar. Vetëm në provincën jugperëndimore Sichuan, më shumë se 85,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë.

Përmbytjet sezonale godasin çdo vit pjesë të mëdha të Kinës, veçanërisht në jugun gjysmë tropikal, megjithatë, disa rajone veriore këtë vit kanë raportuar situatat më të këqija në 50 vjet.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e Kinës, përfshirë Pekinin, po përballet me valët e të nxehtit që mbërritën më herët dhe që kanë zgjatur për më shumë ditë rresht në disa dekada.

Temperaturat në kryeqytet parashikohet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat