Koreja e Veriut ndalon fjalën ‘Të dua’, shkelësit dënohen me vdekje

Azia

Koreja e Veriut ndalon fjalën ‘Të dua’, shkelësit dënohen me vdekje

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:10
Kim Jong Un.

Koreanët e Veriut nëse dëgjohen duke folur zhargon ose madje edhe terma dashurie midis të dashuruarve ose bashkëshortëve – që sugjerojnë se ndikohen nga kultura kapitaliste e Koresë së Jugut – kërcënohen me ndëshkime të rënda nga regjimi i Kim Jong Un.

Sipas Aktit të ri për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të miratuar së fundmi nga regjimi i Kim, dënimet për ata që përdorin idiomat koreano-jugore mund të variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës apo edhe dënimi me vdekje, sipas gazetës kineze South China Morning Post.

Gratë koreano-veriore duhet t’i quajnë burrat e tyre ‘shokë’

Që kur Kim Jong Un ndaloi përdorimin e zhargonit të Koresë së Jugut, gratë koreano-veriore nuk guxojnë më të përdorin fjalë si “jagiya”, që do të thotë “ëmbëlsi”, sepse do të thotë se kanë parë filma koreano-jugor. Në vend të kësaj, atyre u kërkohet t’u drejtohen burrave të tyre me fjalën “dongji”, që do të thotë “shok”.

Edhe shprehja “Të dua” është në distopinë Orwelliane të Kim-it, një shenjë se koreano-veriorët po shikojnë filma ose shfaqje televizive nga Koreja e Jugut, dhe South China Morning Post raportoi se kufizimet u vendosën për të eliminuar “gjuhën e kalbur të kapitalizmit”.

Koreanëve të Veriut u thuhet gjithashtu të shmangin fjalë të tilla si “paesyeon” (“modë”), “heeoseutali” (“frizurë”) dhe “waipeu” (“grua”). Dhjetorin e kaluar, dy adoleshentë u kapën duke parë filma koreano-jugorë dhe amerikanë, të cilët regjimi i Kim i përshkruan si “satanik”. Sipas gazetës britanike The Mirror, dy adoleshentët u ekzekutuan para një turme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat