Rrëshqitje dheu në një kantier ndërtimi, një i vdekur dhe shtatë të zhdukur në Kinë

Azia

Rrëshqitje dheu në një kantier ndërtimi, një i vdekur dhe shtatë të zhdukur në Kinë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dhe ndodhi në një kantier ndërtimi në Kinën qendrore, thanë sot autoritetet lokale.

Gjashtë persona u shpëtuan të gjallë ndërsa pati raportime për të lënduar nga rrëshqitja e djeshme, treguan zyrtarët në provincën Hubei në një postim në platformën WeChat, duke shtuar se ata po përpiqeshin të parandalonin fatkeqësi të mëtejshme në rajon.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur disa pjesë të Kinës prej disa javësh kanë shkaktuar një sërë rrëshqitjesh vdekjeprurëse.

Muajin e kaluar, 19 persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu në provincën Sichuan, në pjesën jugperëndimore të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat