Vala e të nxehtit përfshin Lindjen e Mesme, Izraeli regjistron 46 gradë Celsius

Azia

Vala e të nxehtit përfshin Lindjen e Mesme, Izraeli regjistron 46 gradë Celsius

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një valë të nxehti që zbret në Lindjen e Mesme bëri që temperaturat në Izrael të rriteshin dhe fëmijët të dilnin ku kishte burime uji, në plazhe dhe pishina.

Shërbimi Meteorologjik i Izraelit parashikon se vala e të nxehtit do të zgjasë të paktën deri të dielën, me temperaturat më të larta që do të arrijnë deri në 46°C në Luginën e Jordanit.

”Deri të dielën, ndezja e zjarrit në parqet kombëtare dhe rezervatet natyrore do të ndalohet për shkak të rrezikut të ndezjes së zjarreve, disa vende ose shtigje ecjeje do të mbyllen”, njoftoi Autoriteti i Natyrës dhe Parqeve të Izraelit.

Ekspertët rekomandojnë të pihet shumë ujë, të mos lihen fëmijët ose kafshët shtëpiake në automjete të parkuara dhe të shmanget dalja nga ora 11:00-13:00 kur dielli është në pikën më të lartë në qiell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat