Çfarë ndodhi? Raportohen disa të lënduar gjatë fluturimit me avion, zbardhen detaje nga ngjarja

Azia

Çfarë ndodhi? Raportohen disa të lënduar gjatë fluturimit me avion, zbardhen detaje nga ngjarja

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:46
Pasagjerët dhe ekuipazhi u “zhvendosën” nga vendet e tyre për shkak të turbulencave

Momente frike dhe terrori kanë përjetuar pasagjerët e një avioni me pasagjerë në Kinë. Pasagjerët dhe ekuipazhi u “zhvendosën” nga vendet e tyre për shkak të turbulencave. Sipas Daily Mail, të paktën një pasagjer dhe një anëtar i ekuipazhit u plagosën.

“Gjysma e parë e fluturimit ishte e qetë. Papritmas në 30 deri në 40 minutat e fundit pati turbulenca të forta”, tha një nga pasagjerët.

Ai përgëzoi anëtarët e ekuipazhit pasi, të cilët pavarësisht frikës së  tyre ata sakrifikuan veten për të mbrojtur pasagjerët që nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.

Më pas ndihmuan me profesionalizëm dhe qetësi të gjithë ata që kishin pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat