Rrufetë vrasin 10 persona në Indinë lindore

Azia

Rrufetë vrasin 10 persona në Indinë lindore

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 06:03
Foto ilustrim

Të paktën 10 persona u vranë nga rrufeja në shtetin lindor të Indisë, Bihar, thanë zyrtarët.

Shirat e dendur dhe stuhitë të shoqëruara me vetëtima goditën Indinë. Zyrtarët thanë se shumica e viktimave ishin fermerë që punonin në fusha kur rrufeja i goditi.

Javën e kaluar, 12 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën për shkak të rrufeve dhe incidenteve të lidhura me shiun në shtet.

Çdo vit me fillimin e sezonit të musoneve, qindra njerëz vdesin nga rrufetë në Indi. Mediat lokale raportuan se 907 njerëz u vranë në vitin 2022 për shkak të goditjeve të rrufesë në të gjithë Indinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat