Përmbytje “apokaliptike” në Korenë e Jugut: Çahet diga, 20 të vdekur!

Azia

Përmbytje “apokaliptike” në Korenë e Jugut: Çahet diga, 20 të vdekur!

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:07
Koreja e Jugut

Të paktën 20 persona humbën jetën e mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Korenë e Jugut, për shkak të përmbytjeve masive në rajonet qendrore të vendit, pasojë e reshjeve të rrëmbyera që nuk reshtën për tre ditë me radhë.

dëme në infrastrukturën  të gjithë vendit. Uji arriti të dalë përmbi një digë të provincës Çungçeong, duke shkaktuar kaos në zonat përreth. Kryeministri jugkorean, Han Duck-soo kërkoi ndihmën e ushtrisë për të ndihmuar në përpjekjet për kërkim-shpëtim.

Veç 20 viktimave të konfirmuara, edhe 10 persona të tjerë raportohet të zhdukur, ndërsa të lënduarit janë me dhjetëra. Autoritetet presin që bilanci i vdekjeve të rëndohet edhe më tej. Kjo për shkak se 19 makina kanë mbetur të bllokuara në një tunel nëntokësor në Çungçeong, që duket se është mbushur me ujë.

Uji rrëmbeu po kështu me vete shtëpi të tëra në zonat më të prekura, tha një zyrtar vendas për mediat lokale. Korail, operatori kombëtar hekurudhor i vendit, njoftoi se pezullimin e lëvizjes së trenave në rajonet më të prekura.

Administrata koreano-jugore e Meteorologjike e parashikon vazhdimin e reshjeve deri të mërkurën dhe paralajmëroi se kushtet e motit paraqesin një këtë pikë, një “rrezik serioz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat