Talebanët mbyllin sallonet e bukurisë në Afganistan

Azia

Talebanët mbyllin sallonet e bukurisë në Afganistan

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Pas vitesh punë të palodhur për të ndërtuar bizneset e tyre, gratë afgane mbyllën përgjithmonë sallonet e tyre të bukurisë.

“Po përjetoj një nga ditët më të këqija dhe më të errëta të jetës sime, zhgënjim total. Ne e filluam punën tonë me shumë pasion dhe entuziazëm, por fatkeqësisht tashmë gjithçka ka marrë fund.”

Mbyllja e salloneve të bukurisë do të çojë në humbjen e rreth 60,000 vendeve të punës. Këto sallone ishin lejuar të vazhdonin të funksiononin që kur talebanët rimorën pushtetin dy vjet më parë, por ky vendim ndryshoi muajin e kaluar.

“Unë kërkoj nga talebanët që të mos shqetësojnë gratë, veçanërisht ato që kanë vuajtur shumë për t’ia dalë mbanë. Ju lutemi lërini gratë të punojnë, ato janë gjysma e shoqërisë.”

Liritë e grave dhe vajzave janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme që nga marrja e pushtetit nga talebanët. Ata u kanë ndaluar grave të shkojnë në palestra, shkolla dhe parqe te ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat