Kina e shkarkon ministrin e Jashtëm pas mungesës së pashpjegueshme

Azia

Kina e shkarkon ministrin e Jashtëm pas mungesës së pashpjegueshme

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:14
Qin Gang

Kina e ka larguar Qin Gang nga posti i ministrit të Jashtëm më pak se shtatë muaj pasi ai u emërua në këtë post.

Qin ishte parë si një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Xi Jinping. Pozitën e tij do ta marrë shefi i Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste, Wang Yi.

Mos paraqitja e Qin në opinioni publik – dhe heshtja zyrtare për të  – ka nxitur spekulime të furishme.

Angazhimet e fundit publike të 57-vjeçarit ishin më 25 qershor. Nuk u dha asnjë arsye për largimin e tij.

Ai ishte emëruar nga udhëheqësi i Kinës në postin e tij dhjetorin e kaluar. Largimi i tij i jep fund konfuzionit disa javor, por lë shumë pyetje pa përgjigje, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat