Tajfuni Doksuri godet Filipinet, humbin jetën dy persona, evakuohen mijëra të tjerë

Azia

Tajfuni Doksuri godet Filipinet, humbin jetën dy persona, evakuohen mijëra të tjerë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:35
Filipinet

Larg zjarreve në Mesdhe, dy persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur pasi tajfuni Doksuri përfshiu një grup ishujsh dhe provinca veriore të Filipineve këtë të mërkurë.

Mediat e huaja shkruajnë se stuhia e fuqishme grisi çatitë e shtëpive, rrëzoi pemë dhe përmbyti disa fshatra.

Një adoleshent vdiq në qytetin malor të Baguio, kur një grumbull dheu groposi shtëpinë e tij, ndërsa në provincën Isabela, një grua e moshuar që shiste bukë me biçikletë vdiq kur u godit nga një pemë kokosi që binte.

Doksuri goditi ishullin Fuga para agimit, më vonë u zhvendos në një ishull tjetër në provincën Cagayan, ku afro 16,000 njerëzve iu tha të evakuonin fshatrat dhe shkollat.

Ata ishin mes dhjetëra mijëra banorëve në provincat veriore të prekur nga kaosi nga super tajfuni, i cili ka një brez prej 430 miljesh (700 km) erës dhe shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat