Të paktën 150 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Azia

Të paktën 150 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 07:34
Pakistan

Numri i të vdekurve nga shirat e musonit dhe përmbytjet në Pakistan është rritur mbi 150, mes paralajmërimeve të reja për më shumë shi dhe përmbytje.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), 66 vdekje u raportuarn në Punjab.

Më shumë se 230 persona u plagosën në incidentet e shkaktuara nga shiu apo përmbytjet dhe më shumë se 450 shtëpi u dëmtuan.

Incidenti më vdekjeprurës ndodhi në kryeqytetin, Islamabad, kur 13 punëtorë u vranë pasi muri i një nënkalimi në ndërtim u shemb në kampin e tyre.

Shirat e dendur që thyen rekord prishën jetën në qytetin lindor të Lahore, duke përmbytur zonën urbane.

Ndërkohë, departamenti meteorologjik lëshoi ​​paralajmërime të reja për përmbytje të shpejta në Balochistan, përrenj kodrash në Dera Ghazi Khan në Punjab dhe përmbytje urbane në Sindh.

Rreth 2,000 njerëz u vranë nga përmbytjet katastrofike dhe shpërthimi i mëpasshëm i sëmundjeve në Pakistan në vitin 2022, kur një e treta e vendit u zhyt në ujë, duke prekur 33 milionë njerëz.

Pakistani është përgjegjës për më pak se një për qind të emetimeve globale të karbonit, por është ndër 10 vendet më të cenueshme nga klima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat