Hong Kongu i thotë ‘jo’ Kinës

Azia

Hong Kongu i thotë ‘jo’ Kinës

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 22:46
Foto ilustri

Drejtësia në Hong Kong i ka dhënë një mbështetje lëvizjes pro-demokracisë në këtë territor. Një gjykatë në ish-koloninë britanike ka hedhur poshtë një kërkesë të qeverisë për të shpallur të paligjshme këndimin dhe përhapjen e himnit “Lavdi Hong Kongut”.

Në vendimin e tij, gjyqtari i çështjes argumentoi se një masë e tillë do të përbënte ndërhyrje në lirinë e shprehjes dhe do të kishte një efekt paralizues tek shoqëria.

I kompozuar nga një muzikant anonim, “Lavdi Hong Kongut” u kthye shumë shpejt në himnin e protestuesve pro-demokracisë që tronditën territorin në vitin 2019.

Por dora e fortë e qeverisë lokale dhe ligji i ashpër i vendosur nga Kina mëmë i dhanë fund lëvizjes.

Kërkesa e qeverisë së Hong Kongut për të ndaluar këngën erdhi pasi himni kinez “Marshimi i Vullnetarëve” u ngatërrua me të në një seri eventesh sportive ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat