Ka shkuar në 400 numri i personave të prekur nga përmbytjet në Iran

Azia

Ka shkuar në 400 numri i personave të prekur nga përmbytjet në Iran

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 06:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 400 persona janë prekur nga përmbytjet në provincën Sistan dhe Baluchestan që ndodhet në juglindje të Iranit.

Sipas deklaratës së degës lokale të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit.

15 ekipe shpëtimi ndihmuan viktimat, më shumë se 300 njerëz u vendosën në tendat e Gjysmëhënës së Kuqe, dhe viktimave iu ofrua ndihma e nevojshme, pako ushqimore, rroba dhe sende të domosdoshme.

Kreu i provincës Sistan dhe Baluchestan tha se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar shumë objekte infrastrukturore, duke përfshirë edhe bujqësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat