Irani i mbyll zyrat e Qeverisë, bankat dhe shkollat, për shkak të të nxehtit përvëlues

Azia

Irani i mbyll zyrat e Qeverisë, bankat dhe shkollat, për shkak të të nxehtit përvëlues

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:37
Në ditët e fundit, qytetet e Iranit përjetuan temperatura rreth 40 gradë Celsius.

Irani ka deklaruar pushim gjithëkombëtar dyditor, për shkak të temperaturave tejet të larta, njoftuan të martën mediat shtetërore.

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Ali Bahadori Jahromi, tha se vendimi për t’i mbyllur zyrat qeveritare, bankat dhe shkollat të enjten dhe të mërkurën, erdhi pasi Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi për një rritje të mundshme të rasteve të lodhjes nga nxehtësia, për shkak të temperaturave të larta që e kanë kapluar vendin, raportoi agjencia e lajmeve IRNA.

Në ditët e fundit, qytetet dhe qytezat e Iranit përjetuan temperatura rreth 40 gradë Celsius.

Në kryeqytet Teheran, temperaturat arritën 38 gradë Celsius të martën.

Zyra Meteorologjike ka parashikuar se temperaturat në Teheran në tri ditët e ardhshme do të jenë 39 gradë Celsius.

Ahvaz, kryeqyteti i provincës së pasur me naftë në jugperëndim të vendit, përjetoi temperaturat më të larta të martën, 50 gradë Celsius.

Në vitin 2022, Irani e regjistroi temperaturën më të lartë në Ahvaz, 53 gradë Celsius.

Më gjasë, dita më e nxehtë në historinë moderne në tokë ishte më 4 korrik, kur temperatura mesatare globale arriti 17.18 gradë Celsius. Faji për këtë iu hodh kryesisht ndryshimit klimatik dhe El Ninjos.

Temperatura më e lartë e ajrit në tokë ishte 56.7 gradë Celsius, e regjistruar më 10 korrik 1913, në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat