Anulohen qindra fluturime, jepet alarmi për tajfun në këtë shtet

Azia

Anulohen qindra fluturime, jepet alarmi për tajfun në këtë shtet

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:47
Ilustrim

Tajfuni Kanun i është afruar sot ishullit Okinawa në Japoninë jugore.

Tajfuni ka shkaktuar kështu anulimin e qindra fluturimeve, ndërsa mijëra banorëve u është kërkuar të evakuohen.

Autoritetet në disa qytete në ishull kanë lëshuar urdhra evakuimi pasi tajfuni, i cili po godet Oqeanin Paqësor me erëra deri në 100 milje në orë, pritet të arrijë në Okinawa në mbrëmje.

Sot në orën 10:00, tajfuni “i fortë” u lokalizua 240 kilometra në juglindje të Naha, kryeqyteti i ishullit, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat