I dënuar me 3 vite burg për korrupsion, ish-kryeministrit të Pakistanit i ndalohet pjesëmarrja në politikë

Azia

I dënuar me 3 vite burg për korrupsion, ish-kryeministrit të Pakistanit i ndalohet pjesëmarrja në politikë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 23:01
Ish-kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan

Ish-kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan, i është ndaluar të mbajë poste publike për pesë vite nga autoritetet elektorale të vendit, pasi ky i fundit u dënua me 3 vite burg para disa ditësh.

Vendimi është bërë i ditur nga Komisioni Zgjedhor i Pakistanit tri ditë pasi Khan u dënuar me tri vjet burgim për korrupsion. Vendimi i të martës po ashtu nënkupton se Khan do ta humbë mandatin e deputetit.

Ish-kryeministri vazhdon të insistojë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, por Qeveria e Pakistanit e mohon këtë.

70-vjeçari ishte zgjedhur si lider i Pakistanit në vitin 2018, por vitin e kaluar u rrëzua në një mocion votëbesimi. Ai është shpallur fajtor për korrupsion, nën akuzat se nuk ka deklaruara si duhet dhuratat dhe të ardhurat që ka marrë nga shitja e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat