Siria akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit dhe sponsorizim të terroristëve

Azia

Siria akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit dhe sponsorizim të terroristëve

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

“Forcat e Shteteve të Bashkuara janë përgjegjëse për përshkallëzimin ushtarak në Sirinë lindore, ku grupet terroriste si Shteti Islamik intensifikuan aktivitetet e tyre kohët e fundit”.

Kështu u shpreh ministria e Jashtme e Sirisë, sipas agjencisë së lajmeve SANA.

“Forcat amerikane po sponsorizojnë terroristët, të cilët janë përgjegjës për pritën e 10 gushtit ndaj ushtarakëve sirianë në provincën e Deir ez-Zor”, tha ministria. “Ky akt kriminal është kryer nga ata që Shtetet e Bashkuara i përdorin si mjet për zbatimin e skemave të tyre në Siri dhe në të gjithë rajonin”, thuhet më tej.

Ministria e Jashtme siriane nënvizoi se prania e paligjshme ushtarake amerikane në territorin e vendit shoqërohet me grabitje të rezervave të saj të naftës dhe presion në rritje ekonomike ndaj popullit të Sirisë.

“Amerikanët shkelin hapur sovranitetin e Sirisë dhe destabilizojnë situatën në mënyrë që të vazhdojnë pushtimin e tyre”, përfundoi deklarata./abcnews.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat