Ekonomia japoneze merr një shtyrje të madhe nga valuta e dobët

Azia

Ekonomia japoneze merr një shtyrje të madhe nga valuta e dobët

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 09:17
Rënia e valutës së jenit dhe numri më i madh i turistëve ndihmuan në ekonominë e Japonisë.

Japonia që ka ekonominë e tretë më të madhe në botë, pa Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) të rritet për gjashtë për qind.

Sipas ekonomistëve kjo rritje është dyfishi i asaj që është parashikuar, shkruan BBC.

Rënia e valutës së jenit dhe numri më i madh i turistëve ndihmuan në ekonominë e Japonisë.

Gjithashtu edhe pagat janë rritur me ritmin më të shpejtë në 28 vite.

Me uljen e vlerës së jenit eksportuesit fituan më shumë, pasi mallrat e prodhuara në Japoni u bënë me çmim më të favorshëm për konsumatorët në mbarë botën.

Po ashtu me heqjen e kufizimeve kufitare, fluksi i turistëve u bë më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat