Vriten dy izraelitë në Bregun Perëndimor

Azia

Vriten dy izraelitë në Bregun Perëndimor

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Dy izraelitë janë qëlluar për vdekje në Nablus në Bregun Perëndimor nga një palestinez i armatosur.

Shërbimi spitalor izraelit njoftoi se një burrë 60-vjeçar dhe djali i tij 29-vjeçar u qëlluan në fshatin palestinez Huwara.

“Të dy ishin pa ndjenja dhe kishin pësuar plagë me armë zjarri”, tha një zëdhënës i shërbimit spitalor.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, konfirmoi se dy izraelitë ishin vrarë, raporton aljazeera.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi të shtënat, duke thënë se “forcat e sigurisë po dyfishojnë përpjekjet e tyre për të kapur vrasësin dhe për të larë hesapet me të, ashtu siç kemi bërë me të gjithë vrasësit deri më tani”.

Situata në Bregun Perëndimor ka qenë veçanërisht e paqëndrueshme gjatë 15 muajve të fundit me bastisjet vdekjeprurëse izraelite dhe sulmet e kolonëve hebrenj në fshatrat palestineze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat