Shpëtohen të gjithë personat që kishin ngecur në një teleferikë në një lartësi prej 400 metrave në Pakistan

Azia

Shpëtohen të gjithë personat që kishin ngecur në një teleferikë në një lartësi prej 400 metrave në Pakistan

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 21:24
Pakistan

Ministria e Brendshme e Pakistanit thotë se tre personat e mbetur janë shpëtuar nga teleferiku, që do të thotë se operacioni tani ka përfunduar.

Anwaar ul Haq Kakar, kryeministri në detyrë i Pakistanit, ka deklaruar se po ndihet “i lehtësuar” pasi të gjithë fëmijët janë “shpëtuar në mënyrë të sigurt dhe me sukses”.

“Punë e shkëlqyer ekipore nga ushtria, departamentet e shpëtimit, administrata e qarkut si dhe nga njerëzit vendas”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat