17 të vdekur nga shembja e urës hekurudhore në ndërtim në Indi

Azia

17 të vdekur nga shembja e urës hekurudhore në ndërtim në Indi

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Të paktën 17 njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë të humbur, pas shembjes së një ure hekurudhore në ndërtim në verilindje të Indisë, njoftonin sot zyrtarët.

Incidenti i rëndë ndodhi pranë qytezës së Sairang, në shtetin indian të Mizoram.

Rreth 40 punonjës gjendeshin në impjant në momentin e tragjedisë kur lidhja e sipërme e urës u shemb përtokë nga lartësia.

Shkaqet e shembjes nuk janë ende të qarta dhe autoritetet thanë se kanë nisur hetimet për incidentin.

Kryeministri vendor i Mizoram, Zoramthanga, tha se punonjësit e emergjencës kishin rikuperuar deri tani 17 trupa, teksa në përpjekjet e shpëtimit po ndihmojnë banorët e komuniteteve lokale.

“Të prekurve nga aksidenti po u jepet e gjithë asistenca e mundshme,” tha në një deklaratë dhe kryeministri i vendit Narendra Modi duke shprehur keqardhjen.

Qeveria tha se do të paguante 200,000 rupi ($2,400) për të afërmit e punonjësve që humbën jetën.

Aksidentet tragjike në impjantet e ndërtimit kanë ndodhur rregullisht në Indi.

Në tetor të vitit të shkuar më shumë se 100 njerëz vdiqën pas shembjes së një ure të varur pedonale në shtetin perëndimor të Gujarat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat