Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Azia

Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Sipas EMSC, një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7 ballë magnitudë, ka goditur para pak çastesh zonën e Detit Bali.

Sipas ueb-faqes së EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 516 kilometrash, në një distancë prej 203 km nga Mataram në Indonezi dhe 188 km nga Labuan Lombok.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet e atjeshme kanë bërë të ditur se ekipet e emergjenca tashmë gjenden në terren.

Në anën tjetër ky rajon njihet për tërmetet e fuqishme dhe nuk diçka e pazakontë kur bëhet fjalë për tërmetet.

Lidhur me tërmetin në Indonezi kanë raportuar edhe nga qendra sizmologjike e Australisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat