Mbështetën protestat e studentëve, shkarkohen 10 profesorët në Iran

Azia

Mbështetën protestat e studentëve, shkarkohen 10 profesorët në Iran

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Autoritetet iraniane kanë shkarkuar të paktën 10 profesorë universitarë të cilët kishin mbështetur protestat gjithëkombëtare që nisën shtatorin e kaluar, pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgimin policor.

Pak javë para përvjetorit të vdekjes së saj, Hamideh Khademi dhe Ameneh Aali, dy profesoresha nga Universiteti Allameh në Teheran, u shkarkuan përmes telefonit, derisa Këshilli i Studentëve i Iranit njoftoi se u shkarkuan edhe shtatë profesorë të tjerë nga Fakulteti i Letërsisë në Universitetin e Teheranit.

Universitetet dhe studentët për kohë shumë të gjatë i kanë udhëhequr përpjekjet për liri më të madhe politike dhe shoqërore në Iran. Më 1999, studentët protestuan kundër mbylljes së gazetës së përditshme Reformisti, duke nxitur një bastisje brutale në konviktet e Universitetit të Teheranit ku mbeti i vdekur një student.

Vdekja e Aminit derisa po mbahej në paraburgim për shkak se e kishte shkelur ligjin për shaminë e kokës në shtator të vitit të kaluar, i ka bërë përsëri kampuset vatër të kundërshtimeve.

Përgjatë viteve, autoritetet i kanë arrestuar aktivistët studentët dhe liderët, duke i dënuar me burg dhe duke ua ndaluar studimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat