Presidenti i Kinës mund të mos marrë pjesë në samitin e G20 në Indi

Azia

Presidenti i Kinës mund të mos marrë pjesë në samitin e G20 në Indi

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 18:09
Presidenti kinez, Xi Jinping

Presidenti kinez, Xi Jinping mund të mos marrë pjesë në samitin eliderëve të G20 në Indi javën e ardhshme, sipas burimeve të njohura për Reuters.

Dy zyrtarë indianë, një diplomat me bazë në Kinë dhe një zyrtar që punon për qeverinë e një vendi tjetër të G20 thanë se kryeministri Li Qiang pritet të përfaqësojë Pekinin në takimin e 9-10 shtatorit në Nju Delhi.

Zëdhënësit e ministrive të jashtme të Indisë dhe Kinës nuk kanë dhënë një deklaratë.

Samiti në Indi ishte parë si një vend ku Xi mund të takohet me presidentin amerikan Joe Biden, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, pasi dy superfuqitë kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet e acaruara nga një sërë tensionesh tregtare dhe gjeopolitike.

Xi u takua për herë të fundit me Biden në margjinat e samitit të G20 në Bali, Indonezi nëntorin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat