Fuqia e tajfunit Saola në Hong Kong, erërat e forta bëjnë që një vajzë “të fluturojë” dhe të përplaset në asfalt

Azia

Fuqia e tajfunit Saola në Hong Kong, erërat e forta bëjnë që një vajzë “të fluturojë” dhe të përplaset në asfalt

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 12:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Tajfuni Saola u përhap në Hong Kong, duke lënduar të paktën tetë persona, kurse një skenë e ‘pabesueshme’ u regjistrua në rrugë që tregonte forcën e erës që solli kjo stuhi.

Një video është shfaqur në internet që tregon një vajzë duke ‘fluturuar’ në rrugë, kur një erë e fuqishme e rrëzon atë në asfalt.

Gazeta e Hong Kongut në gjuhën angleze raporton se që nga fillimi i sezonit të tajfunit, 86 persona janë shtruar në spital, pasi u lënduan.

Mësohet se deri pasditen e djeshme kanë kërkuar ndihmë mjekësore 48 meshkuj dhe 38 femra, ndërsa zjarrfikësit kanë marrë 1545 thirrje për pemë të rrëzuara.

Bëhet me dije se janë regjistruar edhe 21 përmbytje dhe dy rrëshqitje dheu.

E videoja amatore shfaq një vajzë e cila nga erërat e forta, “fluturon” për disa metra dhe përplaset në fund në asfalt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat