Azerbajxhani marrëveshje me Armeninë, hapet korridori i Laçin

Azia

Azerbajxhani marrëveshje me Armeninë, hapet korridori i Laçin

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Qeveria e Azerbajxhanit dhe armenët separatistë në Nagorno-Karabakh duket se kanë arritur një marrëveshje për rihapjen e një rrugë kyçe të njohur si korridori Laçin.

Nagorno Karabakh njihet globalisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga popullsia e tij prej rreth 120,000 armenësh etnike që nga një luftë që përkoi me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitet 1980 dhe 90.

Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut në një luftë të vitit 2020 dhe për nëntë muajt e fundit ka ushtruar presion duke kufizuar hyrjen në Armeni përmes korridorit të Laçinit.

Azerbajxhani kishte akuzuar më parë Armeninë për përdorimin e korridorit për të kontrabanduar armë dhe për refuzimin e një oferte për të rihapur rrugët në të njëjtën kohë.

Azerbajxhani ka një marrëdhënie të ngushtë me Turqinë, ndërsa Armenia ka pasur historikisht lidhje të ngushta me Rusinë, e cila dërgoi paqeruajtës në zonë dhe premtoi të mbante hapur korridorin e Laçinit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje që i dha fund luftës së vitit 2020.

Armenia është ankuar kohët e fundit se Moska nuk arriti të përmbushë garancitë e saj, duke e bërë atë të kërkojë mbështetje më të gjerë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat