​Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur Indonezinë

Azia

​Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur Indonezinë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6 goditi Indonezinë të hënën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometra (afërsisht 23 milje) në verilindje të Ternate në ishullin verior të Maluku, në një thellësi prej 162.5 kilometrash (100 milje), sipas USGS.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.

Tërmeti erdhi vetëm disa ditë pasi një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun, mijëra kilometra larg në Afrikën e Veriut, në jugperëndim të qytetit të Marrakech, ku la të vdekur rreth 2,500 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat