Udhëheqësi i Koresë së Veriut: Marrëdhëniet me Rusinë janë prioritet kryesor

Azia

Udhëheqësi i Koresë së Veriut: Marrëdhëniet me Rusinë janë prioritet kryesor

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un tha të mërkurën se marrëdhëniet me Rusinë janë "prioriteti kryesor" për vendin e tij.

Në takimin me presidentin rus Vladimir Putin në kozmodromin rus Vostochny në rajonin Amur të Rusisë në Lindjen e Largët, ku ishte i ftuar, udhëheqësi i Koresë së Veriut falënderoi Putinin për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi rolin dhe arritjet e Rusisë në eksplorimin e hapësirës, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

Kim tha se miqësia ruso-koreano-veriore ka "rrënjë të thella" dhe Bashkimi Sovjetik luajti "një rol shumë të rëndësishëm në çlirimin e vendit", sipas Kremlinit.

"Dhe tani, marrëdhëniet me Federatën Ruse janë prioriteti i parë për vendin tonë. Jam i sigurt se takimi ynë i përbashkët do të jetë një moment tjetër për të ngritur marrëdhëniet tona në një nivel të ri", tha ai.

Kim gjithashtu vuri në dukje se "Rusia është ngritur në luftën e shenjtë" për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj shtetërore kundër forcave hegjemoniste.

“Ne gjithmonë kemi mbështetur dhe mbështesim të gjitha vendimet e Presidentit Putin, si dhe vendimet e qeverisë ruse. Shpresoj gjithashtu që ne të jemi gjithmonë bashkë në luftën kundër imperializmit dhe për ndërtimin e një shteti sovran”, tha ai.

Nga ana e tij, presidenti rus vuri në dukje se takimi po zhvillohet gjatë vitit kur të dy kombet festojnë 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe shumë shpejt Pheniani do të shënojë 70 vjetorin e përfundimit të Luftës dhe fitoren e popullit korean në këtë luftë.

“Sigurisht, ne duhet të flasim edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet humanitare”, tha ai.

Putin dhe Kim më pas vizituan disa objekte të kozmodromit dhe gjithashtu shqyrtuan ndërtimin e infrastrukturës së re.

Presidenti rus i tregoi gjithashtu liderit të Koresë së Veriut Aurus të Rusisë, një lloj makinash ekzekutive dhe të klasit të lartë.

Vostochny është kozmodromi i parë civil rus. Ndodhet në rajonin Amur afër qytetit të Tsiolkovsky. Ndërtimi filloi në vitin 2012, dhe nisja e parë nga Vostochny u krye në 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat