Tajvani thirrje Kinës të ndalojë aktivitetet ushtarake rreth ishullit

Azia

Tajvani thirrje Kinës të ndalojë aktivitetet ushtarake rreth ishullit

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit i ka kërkuar Kinës që të ndalojë “veprimet shkatërruese, të njëanshme” pasi raportoi një rritje të aktiviteteve ushtarake kineze pranë ishullit, duke paralajmëruar se një sjellje e tillë mund të çojë në një rritje të tensioneve.

Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e saj, vitet e fundit ka kryer rregullisht stërvitje ushtarake rreth ishullit, ndërsa kërkon të ushtrojë pretendimet e saj për sovranitet dhe të bëjë presion mbi Taipein.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se që nga e diela kishte pikasur 103 avionë ushtarakë kinezë mbi det, një numër që ajo e quajti “më të lartë të kohëve të fundit”.

Ministria e quajti veprimin ushtarak kinez “ngacmim” që paralajmëroi se mund të përshkallëzohej në atmosferën aktuale të tensionuar.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Pekinit të mbajnë përgjegjësi dhe të ndalojnë menjëherë aktivitete të tilla shkatërruese ushtarake”, thuhet në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat