Pamje që tregojnë shkatërrimin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore armene

Azia

Pamje që tregojnë shkatërrimin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore armene

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 20:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Azerbajxhani dhe Armenia filluan luftën në mëngjes, e treta me radhë që dy vendet po luftojnë pas viteve 1992-1993 dhe 2020.

Konflikti që në fillim ka nisur me intensitet të lartë.

Azerbajxhani aktualisht përdor të gjitha llojet e artilerisë konvencionale dhe raketore në sulme, dhe një sulm u krye në sistemin armen të mbrojtjes ajrore TOR M1, i cili u shkatërrua në orët e para të konfliktit.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur një sistem raketor TOR M-1 u shkatërrua, në një kodër mbi një vendbanim.

Për momentin nuk ka informacione se me çfarë është shkatërruar ky sistem raketor. Disa thonë se është një raketë Su-25, të tjerë thonë se është një dron kamikaz Harop.

Dihet se para fillimit të luftës së dytë armeno-azerbajxhane, Armenia bleu një sasi të caktuar të sistemeve të mbrojtjes ajrore Tor M1 nga Rusia, të cilat u përdorën në luftën e vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat